Kishte dalë të peshkonte, por përfundon në spitalin e Gjirokastrës. Ja çfarë i ka ndodhur 50-vjeçarit


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kishte dalë për të peshkuar, por përfundoi në spital. Ngjarja ndodhi në fshatin Iliras të Memaliajt. Policia thotë se shtetasi I.M, 50 vjeç, banues në Berat, duke peshkuar në lumin Vjosë, aksidentalisht ka prekur me kallamin e peshkimit në linjat e tensionit të energjisë elektrike dhe si pasojë është dëmtuar dhe dërguar në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër. Për fat të mirë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.

© ArgjiroLajm.net