Këtë fundjavë me sytë nga qielli, ja çfarë do të ndodhë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Këtë fundjavë do të ndodhë një fenomen natyror që mund ta shikojnë të gjithë. Në qiell do të shihni tre pika të shndritshme, të cilat ngjasojnë me yjet. Por nuk janë të tillë. Bëhet fjalë për tre planete; Venusin, Saturnin dhe Jupiterin.

Këto planete në fundjavë do të jenë të dukshme për të gjithë. Ata do të jenë më të dukshëm për shkak të ndriçimit nga Hëna, duke filluar nga mbrëmja e sotme. Saturni do të jetë planeti më afër Hënës, ndërsa Venusi do të jetë i dyti më i shndritshmi në qiell. Të shtunën në orët e para të mëngjesit, do të jetë më i dukshëm Saturni, ndërsa në orët e para të mëngjesit të së dielës do të jetë më i shndritshëm Venusi.

Kurse Jupiteri do të jetë i dukshëm gjatë dy ditëve. Këto fenomene natyrore do të mund të shihen me sy të lirë dhe pa teleskop apo pajisje të tjera të kushtueshme.