Policia greke ka arrestuar deri tani 11 persona, nga të cilët 6 shqiptarë, dy italianë, dy grekë dhe 1 bullgar. Operacioni është zhvilluar pas kapjes së një gomoneje me 1.6 ton drogë, e nisur nga Shqipëria. Sikundër raportohet, skafi drejtohej nga 3 persona, dy shqiptarë dhe një italian.
Njëri nga skafistët është identifikuar si Arban Baxheri, 32-vjec dhe tjetri me emrin Ervis, të dy nga Saranda. Dy personat janë me precedentë penalë, ndërsa skafisti italian është 62 vjeç, i skeduar për trafik narkotikësh, raporton BW.
Rreth orës 21.00 policia greke ka zhvilluar nje operacion në një hotel në Notia Proastia dhe ka arrestuar biznesmenin e njohur grek me banim ne Mikono, S.K.Policia greke e një deklarate zyrtare ka dhënë detaje për kapjen e gomones me drogë të nisur nga Shqipëria.
Mediat greke zbardhin pamjet e operacionit që u finalizua me kapjen e gomones me 2 tonë droge, për të cilën thonë se vinte nga Himara. Gjatë aksionit për kapjen e saj ka mbetur i plagosur një skafist. Media greke Zougla, e quan këtë operacion si më të madhin në historine e rojes bregdetare greke”.
Mesohet se gomonia është 12 metra e gjatë dhe sipas mediave të Korfuzit është nisur nga jugu i Himarës. Sipas policise greke, ajo kishte itinerar Shqipëri-Greqi-Itali.