Janë publikaur emrat e shqiptarëve që u arratisën në datë 19 Qershor nga qelitë e paraburgimit të një komisariatit në periferi të Athinës. Ngjarja kë ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit të së martës,sipas orës lokale, kur tre shtetasit shqiptarë janë arratisur nga policia e lagjes “Argjirupi”në Athinë, pasi kanë sharruar kangjellat e tualeteve të paraburgimit dhe janë hedhur nga 10 m lartësi.
Të arrestuarit janë: Panajot Mahmutaj, Radjon Harizi, Endrit Tahir, Marjus Dedolli dhe Gertian Vrushaj. Shqiptarët janë të moshën 34 vjeç deri në 47 vjeç. Mësohet se vlera e vjedhjeve të tyre shkonte mbi 400 mije euro.
Ditën e martë tre shqiptarët u arratisën në orët e para të mëngjesit nga qelitë e paraburgimit të një komisariatit në periferi të Athinës. Ata u hodhën nga qelia e ndodhur në katin e dytë të ndërtesës, pasi kishin prerë me sharrë hekurat e dritares së qelisë. Bëhet fjalë për një lartësi 10 metra nga toka.