Me largimin e djeshëm të drejtorit të Tatim Taksave në Gjirokastër, Ahmet Çabej dhe shkarkimin që pritet t’i bëhet nesër Spiro Diamantit nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, reduktohet numri i njerëzve të LSI-së që për inerci vazhdonin të ishin në krye të këtyre institucioneve, ndonëse kjo forcë politike ka kaluar në opozitë që prej zgjedhjeve të 25 qershorit. Por kush nga njerëzit e emëruar prej LSI-së vazhdon të jetë ende në detyrë?
Koçi Rapi te Drejtoria Rajonale e Bujqësisë, Eri Ndreu te Drejtoria e Arkivës, Kristaq Xha te Bordi i Kullimit dhe Nikolla Buka te Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve. Ndërkohë disa ditë më parë Ministria e Mjedisit shkarkoi Kristaq Thimion nga Inspektoriati Shtetëtor i Mjedisit dhe Pyjeve. Spastrimi i administratës nga njerëzit e LSI-së në nivele drejtuese, do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme. Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ministrave të mos hezitojnë më tepër për këtë çështje.
©ArgjiroLajm.net