Për socialistët ka nisur numërimi mbrapsht për zyrtarizimin e kandidatëve të zgjedhjeve lokale; kandidatë për kryetar bashkie dhe kandidatë për këshillat bashkiak. Pritet që ky proces të përfundojë brenda kësaj jave, ndërsa afati i fundit për t’u deklaruar emrat në KQZ është data 13 maj.
Përsa i përket Këshillit Bashkiak Gjirokastër mësohet se shumë nga emrat e tanishëm të socialistëve nuk do të jenë sërish në listë ose do të spostohen në pozicione që kanë pak gjasa për të fituar. Emra të rinj do të futen në garë si propozim i organizatave socialiste, por edhe emra të tjerë që s’kanë lidhje domosdoshmërisht me strukturat vendore të PS-së.
Mazhoranca duket e vendosur për të shkuar e vetme drejt zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ndërsa PD dhe LSI bashkë me partitë e tjera të vogla nuk u regjistruan fare në KQZ.
©argjiroja.net