Kërkuan ndihmë me celular/ Çifti i turistëve hungarezë zhduken ‘pa valë’ në Karaburun


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një çift turistësh nga Hungaria kanë humbur pasditen e së dielës në zonën e Karaburunit. Dyshohet se ata kanë humbur rrugën, ndërkohë policia njofton se automjeti që ata kishin marrë me qira ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura në Vlorë.

Turistët janë të moshave 35 dhe 40 vjeç. Ata kanë kërkuar ndihmë me anë të celularit, i cili më pas ka rezultuar i fikur.

Policia e Vlorës njofton se janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta për të bërë të mundur gjetjen e tyre.