Keni plane për plazh? Ja si do të jetë moti në fundjavë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Edhe sot në Shqipëri do të kemi temperatura të larta, pavarsisht se në disa zona do të ket kthjellime. Zhvillimi i një qëndre e presionit të lartë atmosferik mbi Mesdhe me ndikim deri në vendin tonë do të kushtëzojë motin për sot. Për pasojë: alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta do të dominojnë në zonat malore, ndërsa në bregdet do të ketë kthjellime.

Pasditja mbetet sërish me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të shpeshta shfaqen përgjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ditore duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 20°C mëngjesi deri në 39°C mesdita. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë.