‘Keni afat deri në orën 4’, ultimatumi i studentëve për qeverinë

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Këshillat studentorë i kanë drejtuar një shkresë zyrtare Ministrisë së Arsimit, në të cilën specifikojnë katër kërkesat e tyre, ku më kryesorja është shfuqizimi i Vendimit të Qeverisë për tarifën e provimeve të prapambetura. Po ashtu, ata kanë lënë afat orën 16:00 të ditës së sotme për përmbushjen e kërkesave të tyre. Thekosjmë se kjo është protesta më e madhe studentore e zhvilluar që nga viti ’90.

Ja letra e plotë:

Drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.

Përgatitur nga: Këshillat Studentore të Universiteteve Publike.

Duke u nisur nga deklarata e bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ne organizatoret e protestës së sotme si përfaqësues të Këshillave Studentore vendosëm tju paraqesin këto kërkesa:

Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët. Përmiresimi i kushteve të konvikteve. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë) Afati i kthimit të përgjigjes ndaj kërkesës sonë është ora 16:00 datë 06.12.2018.

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)