11fëmijë fëmijë në fshatin Kumarak, pjesë e Bashkisë Këlcyrë duhet të përshkojnë përditë mbi 4 km në këmbë për të ndjekur proçesin mësimor. Situata rëndohet akoma edhe më tepër për banorët e 11 fshatrave ku kalon rruga e cila mund të kalohet vetëm me automjete të rënda.
Banorët thonë se shpesh detyrohen të lënë çdo punë për të shoqëruar fëmijët, të cilët pjesën më të madhe të kohës e përshkojnë rrugën të pashoqëruar. Nënkryetari i Bashkisë Këlcyrë thotë për Channel 7 se Bashkia e ka të pamundur shtrimin e rrugëve me fondet e pakta që administron. Nga ana tjetër nxënësit i penalizon edhe kufiri prej 5 km i vendosur nga qeveria, për të siguruar transport të mbuluar nga shteti.
©ArgjiroLajm.net