Kapuça të zinj, bluza me mbishkrime nacionaliste dhe simbole të tjera ekstremiste. Procedohen penalisht 4 shtetas grekë në Gjirokastër. 20 të tjerë nuk lejohen të kalojnë Kakavijën (FOTO)

Katër persona që ishin nisur për të marrë pjesë në varrimin e Konstandinos Kacifas janë proceduar penalinsht nga policia shqiptare për simbole ekstremiste. Deri më tani në total janë kthyer 20 persona që ishin nisur drejt Bularatit në Kakavijë, mes tyre një grup nga Qipro. Por 4 prej tyre janë proceduar pasi kishin me vete simbole ekstremiste. Po kështu kishte mes tyre edhe nga ata me tatuazhe me simbole raciste.