Një sasi e madhe droge është kapur ditën e sotme në Greqi. Policia greke thotë se ka kapur 115 kg marijuanë në Igumenicë. Gjatë operacionit policia ka arritur të arrestojë edhe një shtetas grek, drejtues i mjetit. Sipas policisë greke, droga dyshohet se ishte ngarkuar ne Shqipëri, ndërsa mjeti ka përdorur Qafë- Botën për të kaluar.
©ArgjiroLajm.net