Kapet në kufi 125 kg kanabis, ky është shqiptari i arrestuar në Igumenicë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një nga shqiptarët e arrestuar nga autoritet greke lidhur me sasinë prej 125 kg marijuhanë e sekuestruar mëngjesin e sotëm në Igumenicë, rezulton person në kërkim. Bëhet fjalë për Bledar Zotajn, që sipas autoriteteve greke është arratisur nga burgu rreth 5 vite më parë. Në një deklaratë për shtyp, policia greke bëri me dije se: Sasia e kapur e drogës është në total 124 kg 660 gram. Lënda narkotike u gjet e ndarë në 77 pako dhe e futur në çanta. Droga është kapur në fshatin Leptokaria të Igumenicës. Një nga shqiptarët e arrestuar, Bledar Zotaj, rezulton person në kërkim, pasi është arratisur më 19.03.2013 nga Burgu i Patras, ku vuante një dëmin me 11 vjet burg për trafik droge.

EMRAT/ Kapet 125 kg drogë në Igumenicë, 2 të arrestuar

Rreth 125 kg marijuanë janë kapur sot në orët e para të mëngjesit në kufirin greko-shqiptar. Burime konfidenciale nga policia e Igumenicës, e cila ende s’ka dalë në deklarate zyrtare për shtyp, behet me dije se janë arrestuar Andrea Aliaj 24-vjeç, lindur ne Vlore dhe Bledar Zotaj 34-vjec, lindur ne Greshkë. Prej fillimit të vitit e deri më sot, në Igumenicë, Korfuz, Lefkadha, Kefalonia, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur, Grevena, Follorinë, Aleksandroupoli, policia greke ka sekuestruar rreth 7.7 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria, shkruan panorama.