Policia greke ka sekuestruar një sasi drogë ditën e sotme në kufirin e gjelbër. Sipas informacioneve bëhet me dije se droga e kapur është 101 kilogram, po ashtu është sekuestruar dhe një armë e tipit kallashnikov. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në vendin e quajtur Kallpaq në Janinë.
Një mjet i cili ishte nisur nga Shqipëria dhe po shkonte për në Janinë. Mjeti drejtohej nga një grek 50-vjec, i cili u arrestua. Në sediljet e pasme të mjetit 65 pako me 101 kg 350 gram marijuanë. Ne sediljen e pasagjerit u gjet 1 arme zjarri automatike “Kallashnikov” me një krehër pa fishekë. U sekuestruan gjithashtu 200 euro dhe 2 celulare.