Është arrestuar nga policia greke një 27-vjeçar shqiptar. Sipas policisë i riu akuzohet për grabitje të përsëritur. Autori i krimit ka kërcënuar me armë zjarri dhe në mënyrë sistematike ka kryer grabitje në Agjencinë e lojërave të fatit.
Ai u kap në fushën “kampus” të policisë së sigurisë Subdivision të Athinës. Pas një kontrolli në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, 18 fishekë, një thikë xhepi dhe 445 euro.
Deri më tani janë zbuluar pesë raste të plaçkitjeve, me shumën totale të grabitjeve prej 10,000 euro. I arrestuari u dërgua në prokurorinë publike të Athinës, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e rasteve të tjera.