Rreth 16 kg marijuanë është kapur nga policia greke në kufirin greko-shqiptare. Operacioni është zhvilluar në Drimitsa të Igumenicws. Pas mesnate ka përfunduar në pranga një 19 vjeçar shqiptar. Fation Doda u kap teksa kalonte kufirin në këmbë duke mbajtur një çantë që përmbante 15 pako me 16.3 kg marijuanë. Të riut iu sekuestrua edhe një celular.