Policia Kufitare greke ka tentuar te ndaloje një automjet të dyshimtë në zonën e Ragios Thesprotia vetem pak kilometra nga kufiri greko-shqiptar, por shoferi nuk i ka ndaluar postbllokut, duke rritur shpejtësine e mjetit.Pas ndjekjes ne nje rrugë rurale në luginën e Kestrines automjeti eshte bllokuar, ndërsa shoferi arriti dhe iku në këmbë, duke perfituar nga terreni. Pas kontrollit te mëvonshëm, në makine jane gjetur dhe konfiskuar në pjesën e bagazhit dhe ndenjese te pasme 22 pako me kanabis të papërpunuar, gjithsej ne peshë 87 kg dhe 730 gram.
Pas hetimit te policise greke, jane arrestuar në Nea Smyrni Atikës, dy persona si pronar dhe përdorues të automjetit të mësipërm.