Kapet makina me 73 kg kanabis në Janinë, po vinte nga Shqipëria


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një tjetër rast i trafikut të drogës është goditur në kufirin shqiptaro-grek. Gjatë aksionit janë sekuestruar 73 kg marijuanë. Operacioni u zhvillua në Kefalovris, Janinë. Eshte ndaluar nga policia greke një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër. Brenda në bagazhin e mjetit u gjeten dhe sekuestruan 47 pako me 73 kg 800 gram marijuanë. U sekuestruan 2 celularë dhe 150 euro. Ne pranga drejtuesi i mjetit, grek 43-vjec.