Kapet i riu që ishte në kërkim për kultivim kanabisi


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një i ri 21-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik droge, është arrestuar nga policia në Mallakastër. Ndaj tij Gjykata e Fierit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për ” Kultivim të bimëve narkotike”.

Në vijim të zbatimit të planit të masave për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:

A.Sh, 21 vjeç, banues në Ballsh.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.