Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, që akuzohet për importimin dhe transportimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike, me qëllim trafikimin. 56- vjeçari u ndalua në aksin rrugor Janinë-Athinë, në vendin e quajtur Komboti, pranë Artës. Pas kontrollit në mjetin e tij u gjetën 36 pako kanabis me peshë 40,7 kilogramë. Lënda narkotike ishte fshehur në vende të posaçme në pjesën e brendshme të kabinës dhe në shasinë e automjetit.