Një situatë e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Për rreth një orë u krijua kaos me trafikun në lagjen ’18 Shtatori’.
Shkak u bë një kamion i tonazhit të rëndë, i cili transportonte elektroshtëpiake. Kamioni hyri në bulevardin e ’18 Shtatorit’ në orarin e pikut, ku numri i automjeteve në lëvizje është i lartë. Manovrimi i tij ka qenë i vështirë për shkak të rimorkios dhe tonazhit të rëndë.
Është e paqartë sesi u lejua nga policia që kamioni të hynte në bulevard pikërisht në këtë orar, kur afërmendsh dihej që do të shkaktonte kaos me trafikun. ArgjiroLajm.net sjell disa foto që ilustrojnë atë çfarë ndodhi. Pak kohë më parë Ministria e Transportit lëshoi një urdhër që kufizonte lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë gjatë sezonit turistik, në disa orare dhe rrugë të përcaktuara. Mes këtyre rrugëve ishte edhe aksi Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë.
© ArgjiroLajm.net