Kaos me trafikun, shihni çfarë ndodh në rrugën Gjirokastër-Lazarat (FOTO)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Prej tre ditësh kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës nga Postblloku Gjirokastër deri në Lazarat. Kalimi i automjeteve në këtë aks kombëtar bëhet me shumë vështirësi, sidomos në orët e pikut të trafikut. ArgjiroLajm.net sjell foto nga gjendje para pak minutash. Qindra automjete presin në radhë. Parashikohet që punimet të përfundojnë brenda dy muajve. Investimi kap vlerën e rreth 1 milion eurove, ndërsa rruga ka një gjatësi rreth 3.5 kilometra.

© ArgjiroLajm.net