Kryeministri Edi Rama, njëherësh Kryetar i PS-së, ka mbledhur kryesinë dhe grupin parlamentar, në një mbledhje që pason punimet e Kongresit elektoral të kësaj force politike.
Burime nga PS shprehen se Rama ka kërkuar nga deputetët dhe anëtarët e Kryesisë që brenda javës të depozitojnë propozimet e tyre lidhur me kandidatët për kryebashkiakë, në bashkitë ku ende nuk janë përcaktuar kandidaturat. Gjithashtu është kërkuar edhe paraqitja e propozimeve për kandidatët në këshillat bashkiakë.
Nga bashkitë e mëdha kanë mbetur pa u zyrtarizuar ende kandidatët në Gjirokastër, Durrës dhe Shkodër. Sa i përket Gjirokastrës emrat e përfolur deri më tani si kandidatë të mundshëm janë Flamur Golemi, Artemis Malo, Armand Hila dhe Ornela Cuci, ndonëse kjo e fundit duket se është një hap më larg pasi ka zgjedhur të jetë kandidate për Këshillin Bashkiak Tiranë.
Socialistët kanë zyrtarizuar kandidatët në Tiranë, Korçë, Fier, Elbasan, Lezhë, Berat dhe Vlorë.