Socialistët vijojnë fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ministri Bledi Çuçi, deputetët Mirela Kumbaro e Artemis Malo, bashkë me disa kandidatë të PS-së në qarkun Gjirokastër zhvilluan një takim në Janinë.
“Ndryshimi historik që duam të bëjmë tek qeverisja vendore në 30 qershor ka nevojë edhe për kontributin e çmueshëm të emigrantëve tanë. 👍 Në Janinë patëm një takim fantastik me një grup shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë aty. 🇦🇱🇬🇷 Mbështetja për Partinë Socialiste dhe kandidatët e saj nuk do të mungojë as kësaj here. ✅ Emigrantët kanë ditur gjithmonë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Kështu ka për të ndodhur edhe kësaj radhe.👏 I ftoj të vijnë në Shqipëri për të qenë protagonistë të këtyre zgjedhjeve, të cilat do të ndajnë njëherë e mirë Shqipërinë nga e shkuara dhe nga politikanët që duan të pengojnë integrimin e vendit dhe reformën në drejtësi.👎”, shkruan në Facebook Ministri Bledi Çuçi.