Kjo është Lutfije Kaja e ëma e Erion Kajës, i riu që ndodhet në Greqi pas një transplanti në mëlçi.
Ajo u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që ta ndihmojnë për një shumë rreth 80 mijë euro për të shpëtuar të birin për një operacion të dytë. Videoja e postuar në profilin e nismathurrje tregon gjithashtu edhe gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën jeton familja e Erjonit. “Të mbledhim sa të mbledhim sepse do të bëhet një ndërhyrje tjetër se nuk ka shkuar siç duhet operacioni i parë. Na duhen 80 mijë euro. Unë nuk kam shkuar se nuk kam të ardhura…”, thotë ajo.