Një i ri nga Vlora është ndaluar prej policisë kufitare në Kakavijë. 31-vjeçari, E.S, banues në Vlorë, duke drejtuar mjetin tip ‘Volsvagen’, ka hyrë nga territori grek në atë shqiptar, pa kryer procedurat e kontrollit. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes janë ende të paqarta. Nuk dihet përse vlonjati tentoi t’i shmangej kryerjes së procedurave kufitare. Cështja në ngarkim të tij po ndiqet nga Prokuroria e Gjirokastrës.
© ArgjiroLajm.net