Kakavijë, policia shqiptare ndalon njeriun e trazirave në minoritet. Kush është ekstremisti Harallamb Karathano

Qindra qytetarë grekë kanë hyrë në Shqipëri në orët e fundit. Ata janë duke ardhur për të marrë pjesë në varrimin e ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas që u vra në përpjekje me RENEA-n. Po ashtu Shqipëria ka forcuar kontrollet në kufi duke ndaluar çdo gjë provokuese.

Gjithashtu janë ndaluar edhe persona që mund të shkaktojnë probleme. E njëri prej tyre është edhe ekstremisti grek Babis-Harallambos Karathanos.

Por kush është Harallambos?

Ai ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA – (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit). Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS. Harallambos është i njohur në Shqipëri, pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete në vitet e fundit me minoritetin grek.