Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në policinë e Gjirokastrës ka kallëzuar një të ri. Shtetasi A.A, 22 vjeç, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në hyrje për në Shqipëri, ka paraqitur një dokument udhëtimi në gjuhën greke, të falsifikuar, i cili u bllokua në cilësinë e provës materiale. Cështja u referua në organin e akuzës në Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net