Policia kufitare në Kakavijë ka ndaluar një grua, e cila tentoi të kalonte me një automjet të vjedhur. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia thotë se u bë kallëzim në Prokurorinë e Gjirokastrës për shtetasen N.B, 35 vjeçe, banuese në Londër. Pas verifikimit në sistem, automjeti tip “Toyota”, rezultoi i vjedhur dhe u bllokua nga policia. Cështja është nën hetim nga organi i akuzës në Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net