Emigrantët zgjedhin rrugë të ndryshme për të kaluar kufirin për një jetë më të mirë drejt vendeve të Evropës Perëndimore.
Tetë shtetas afganë zgjodhën të kalonin doganën e Kakavijës duke hipur në rimorikon e një maune të mbushur me portokalle.
Raportohet se ata kishin ngrënë aq kaq shumë portokalle sa dy prej tyre kishin diarre.
Por rrugëtimi i tyre u ndërpre nga oficerët e doganës që i pikasën në skaner dhe forcat e FRONTEX.
Maunja vinte nga Greqia e mbushur me portokalle.
Shoferi i mjetit, një 21 vjeçari nga Mali i Zi me inicialet B. R, tha se nuk kishte dijeni për prezencën e afganëve në maune.
Policia bllokoi maunen me portokalle dhe 21-vjeçari po merret ne pyetje nga autoritetet kufitare.
Ndërsa afganet po trajtohen me ushqim do depërtohen ne Greqi.