Kakavijë, arrestohen tre ekstremistë grekë për bllokimin e rrugës. Mes tyre edhe antishqiptari i njohur Babis Karathanos

Pas bllokimit të rrugës nga ana e protestuesve grekë në aksin Gjirokastër-Kakavije në hyrje të fshatit Bularat, burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije , se janë arrestuar tre persona, të dyshuar si organizatorë të bllokimit të aksit nacional.

Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë ekstremisti i njohur Babis Karathanos dhe Anestis Kacis. Burimet gjithashtu sqarojnë se forcat anti-terror, kanë identifikuar të gjithë personat që kanë bllokuar rrugën.

Babis Karathanos printe sot edhe arkëmortin me trupin e pajetë të Kaçifës nga Bularati për në varrezat e fshatit, ndërsa në duar mbante flamuj grek dhe bënte thirrje si “Vorio-Epiri është tokë greke” apo dhe “Këtu është Greqi”.