Policia për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër njofton për arrestimin e një 46-vjecari nga Fieri, i cili ishte dënuar me 4 muaj burg. Ai u kap në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës.
“Më datë 13.10.2017, rreth orës 22:20, u kap shtetasi në kërkim L.T. vjeç 46, banues në Frakull e Madhe Fier, pasi dyshohet se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”, thuhet në njoftim