Policia shqiptare në Kakavijë ka ndaluar në kufi disa ekstremistë të Agimit të Artë, të cilët kishin ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifas në Bularat. Por gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka pasur edhe incidente të tjera. Në një denoncim të bërë në redaksinë e Report Tv shoferi i linjës së autobusit Athinë-Tiranë, ka treguar se mjeti me të cilin ai po lëvizte është qëlluar me gurë nga disa ekstremistë. Për vrasjen e Kacifast partia ekstremiste Agimi i Artë ka thënë se shumë shpejt do të ketë një kundërpërgjigje për këtë ngjarje.
Ndërkohë që në fshatin Bularat, rreth orës 3:30 kanë mbërritur autobusët e parë me nacionalistë, të cilët mbajnë hedhur mbi supe flamurin e Vorio Epirit. Policia shqiptare ka ndaluar në Gjirokastër tre shtetas grekë me simbole nacionaliste. Atyre u janë gjetur gjithashtu edhe maska të ndryshme. Në Bularat gjatë ditës së sotme do të ketë agjentë civilë të Policisë së Shtetit dhe SHISH.