• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të dyzetat e Kacifas në Bularat, zbulohen lëvizjet e policisë shqiptare për 8 dhjetorin

01/12/2018
Ministri Sandër Lleshi takim me shefat në Gjirokastër

Ministria e Brendshme dhe prokuroria e Gjirokastrës kanë shpallur embargon në kufi për rreth 60 shtetas grekë, të cilët janë skeduar nga organet ligjzbatuese Shqiptare si persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Numri prej 60 personash është në rritje e sipër, pasi strukturat e hetimit të krimit si Shërbimi Informartiv Shtetëror dhe Policia e Shtetit, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Gjirokastrës, gjatë këtyre ditëve kanë qënë në punë e sipër për identifikimin e grekëve që konsiderohen si jo të përshtatshëm për të hyrë në Shqipëri. Nacionalistët grekë kanë planifikuar të kthehen më 8 dhjetor 2018 për të mbajtur një ceremoni përkujtimore në fshatin Bularat në Gjirokastër, për nder të Kostandinos Kacifas. Emri i këtyre personave është çuar në të gjitha pikat kufitare Shqiptare, me qëllim moslejimin e individëve grekë të hyjnë në territorin Shqiptar.

Të dyzetat që mund të sjellin trazira

Ky mobilizim po kryhet pasi këto ditë në Gjirokastër, dhe më konkretisht në fshatin Bularat, familja Kacifa, do organizojë të dyzetat e djalin të tyre Kostandinos Kacifas, i vrarë gjatë një shkëmbim zjarri me efektivët e RENEA-s. Pikërisht në përkujtimin e Kacifasit, ka informacione se ekstremistët grekë po organizohen me qëllim matanë kufirit, për të udhëtuar në Shqipëri, ku synimi i tyre është të marin pjesë në ceremoninë përkujtimore. Por për shkak të shmangies të çdo situate të pakëndshme, trazira dhe lëshimit të thirjeve antishqiptare nga ana e nacionalistëve grekë, ministria e Brendshme, ka marrë të gjitha masat që të parandalojë skena të ndodhura gjatë ceremonisë së varrimit të Kacifasit në Bularat të Gjirokastrës. Mësohet se ditën kur pritet të vërshojnë ekstremistët grekë drejt pikës doganore në Kakavijë, në këtë pikë doganore do merren masa të përforcuara sigurie me efektivë të RENEA dhe FNSH.

Embargo edhe për eurodeputeten qipriote

Në 10 nëntor 2018 Shqipëria shpalli dhjetëra persona grekë non grata, mes tyre ishte dhe emri i eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous, pas pjesëmarrjes së saj në ngjarjet e fundit në Bularat. Glevin Dervishi, këshilltar i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, tha në 10 nëntor 2018 se ky vendim vinte pas sjelljes së përsëritur të eurodeputetes.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konsideron ngjarjen në Bularat si të orkestruar për të sfiduar sigurinë publike në territorin shqiptar. Tirana zyrtare pohon se është e vendosur për të forcuar stabilitetin rajonl dhe marrëdhëniet me Greqinë, por nuk do të tolerojë për asnjë arsye shfaqje sfiduese ndaj rendit kushtetues apo thirrje cenuese për tërësinë territoriale në Republikën e Shqipërisë. “Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremiste të eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cënimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare.

Mbështetur në procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, do të përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike vendimin për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të Eleni Theocharous”, thuhej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme. Para dy ditësh Parlamenti Europian ka miratuar një amendament lidhur me vrasjen e ekstremistit grek të vrarë në Bularat, Konstantinos Kaçifa. Amendamenti i PE-së është propozuar nga deputeti grek i PASOK-ut, Nikos Androulakis, dhe është mbështetur edhe nga eurodeputeti dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein. Sipas këtij amendamenti, PE pret që shteti shqiptar të kryejë një hetim të plotë lidhur me rrethanat e vrasjes së Kacifas policia shqiptare.

Vrasja e Kacifas

Kostandinos Kacifas u vra gjatë një përplasje me armë nga RENEA në 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës. Kacifas më 28 tetor që është dita e festës kombëtare greke që përkujton fillimin e lugftës me Italinë ka qëlluar me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan, pasi plumbat goditën edhe automjetin e policisë ku ata ndodheshin.

Një organizatë ekstremiste e fshehtë greke me emrin “Grupi i lartë i policisë” ka kërcënuar publikisht disa figura publike në Shqipëri, ku i pari në listë është gazetari investigativ i Report TV, Artan Hoxha. Në komunikatën e lëshuar nga kjo organizatë ekstremiste greke, të publikuar nga siti “himara.gr” thuhet se ata si kundërpërgjigje për vrasjen e Konstandino Kaçifas, që humbi jetën në një përplasje me armë me forcat RENEA në fshatin Bularat, do të ndëshkojnë si fillim një listë me 64 shqiptarë. Në komunikatën e ekstremistëve që në titull shfaqet hapur kërcënimi ku deklarojnë se do i godasin shqiptarët edhe brenda vendit të tyre.

“Grupi i lartë i policisë” shpall në kërkim 64 shqiptarët e parë, të cilët do t’i ndjekim dhe godasim edhe brenda në Shqipëri”-thuhet në komunikatë. Më pas deklarojnë se kjo që do të bëjnë është një kundërpërgjigje për vrasjen e Kaçifas. Ekstremistët nuk e kanë nxjerrë listën e plotë me 64 emrat, por kanë publikuar disa prej tyre, mesa duket personat që janë më publikë. Në krye të listës së shkurtër me emrat e publikuar është gazetari investigativ i “Report TV”, Artan Hoxha. Mesa duket ekstremistët grekë kërkojnë ta ndëshkojnë për statusin e tij në Facebook ditën e vrasjes së Kaçifas. “Pushka top djemve të RENEA-s.

Më mirë të qajnë nënat e tyre sesa të vishen me të zeza nënat shqiptarë”, shkroi atëherë gazetari Hoxha, duke kujtuar ngjarjen e Peshkëpisë në 1994. Gazetari i Report Tv Artan Hoxha publikoi i pari videon e momentit kur ekstremisti grek Kacifas qëllonte me armë zjarri në drejtim të patrullës së policisë në fshatin Bularat të Gjirokastrës duke rrëzuar tezën e grekëve se ushtari minoritar qëlloi në ajër. Më tej në listën e ekstremistëve janë humoristi i njohur Agim Bajko, Ilir Mukaj, drejtues i një OJF-je, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, shoqata “Djemtë e Labërisë”, deputeti i PDIU-së, Dritan Bici, aktivisti për bashkimin e trojeve shqiptare, Tahir Veliu. Në fund pa përmendur emra të tjerë ata kërcënojnë drejtuesit e televizionit shqiptar që bllokojnë sinjalin e kanaleve televizive greke në Jug të Shqipërisë si dhe “shqiptarë nacionalistë” dhe grekë filoshqiptarë.

Related Posts

I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”
Lajme

I shkaktuan miliona euro dëm shtetit, Gjykata e Fierit lë në burg CEO-n dhe ish-administratorin e “Bankers Petroleum”

05/07/2025
Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh
Lajme

Ishte kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

05/07/2025
Hodhi inertet e ndërtimit në plazh, arrestohet inxhinieri në Dhërmi
Lajme

Hodhi inertet e ndërtimit në plazh, arrestohet inxhinieri në Dhërmi

05/07/2025
Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar
Kryesore

Laboratori i kokainës në Greqi, kush janë 3 shqiptarët e arrestuar

05/07/2025
Patrulla të shtuara në rrugët e qarkut të Korçës, më shumë se 770 masa administrative në një javë
Lajme

Patrulla të shtuara në rrugët e qarkut të Korçës, më shumë se 770 masa administrative në një javë

05/07/2025
Panik në Sarandë! Turisti nxjerr thikën dhe terrorizon pushuesit
Kryesore

Lëvizte me thikë në Sarandë, nën hetim turisti italian

05/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Trishtim në hip-hop: Ndërron jetë Young Noble, reperi i grupit legjendar “Outlawz”

Trishtim në hip-hop: Ndërron jetë Young Noble, reperi i grupit legjendar “Outlawz”

05/07/2025
Netanyahu ka ushtruar presion mbi shërbimet e sigurisë për të shtyrë dëshminë në gjyqin e korrupsionit

Netanyahu ka ushtruar presion mbi shërbimet e sigurisë për të shtyrë dëshminë në gjyqin e korrupsionit

05/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al