Edhe eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous ka mbërritur sot në Bularat për të vizituar familjen e ekstremistit grek Konstandinos Kacifas.
Por Theocharous ka vendosur që nga Bularati të sulmojë Shqipërinë. Duke folur për kryeministrin, Theocharous tha se ‘Edi Rama është kryeministri i korrupsionit’.
‘E konsideroi detyrim moral të ngrejë çështjen Kacifas si dhe te shkeljes së të drejtave të minoritarëve të zonës ne përgjithësi.
Mund të arrestohej, por u vra. Ai u ekzekutua nga policia shqiptare, ndërkohë që nëse donte kishte mundësi dhe aftësi’, ka thënë Theocharous për mediat greke. Duke komentuar deklaratat e Edi Ramës, eurodeputetja Theochausi deklaroi:
‘Le te jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron ‘ekstremist të marrë’ e jo Athina. Kam detyrim moral te hap çështjen e shkeljes së te drejtave dhe vrasjes së Kacifa në PE’.