Varrimi i Kacifas do të bëhet nesër. A do të ketë tension në Dropull?


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Të enjten në Bularat të Gjirokastrës do të mbahet funerali i 35-vjeçarit Konstandin Kaçifa. Mediat greke shkruajnë sot se u desh ndërhyrja e Kryepeshkopit  Anastas Janullatos dhe e Presidentit të Shqipërisë për t’i dorëzuar më në fund kufomën e Konstandin Kaçifas, familjes së tij.

Një javë pas kërkesës zyrtare të familjes, kufoma iu dorëzua babait dhe motrës së të ndjerit.

Por, në këtë histori ka ndërhyrë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, pranë Presidentit të vendit Ilir Meta, shkruan Protothema.

Në letrën e tij, Vanegjl Dule thekson dimensionin humanitar të kësaj çështjeje, duke vënë në dukje nevojën për të mbajtur një funeral në Bularat të Gjirokastrës.

Po ashtu, kërkesa është drejtuar tek autoritetet përgjegjëse edhe nga Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos.

“Lutemi që le të jepet kufoma e Konstandin Kaçifas për varrim sipas traditës fetare. Të gjithë shpirtrat të gjejnë paqen. Të ndalen zhurmat e papërgjegjshme. Pjesa tjetër pastaj mund të trajtohet me objektivitet dhe respekt të ndërsjelltë”, tha Kryepeshkopi Anastas.

Ka bërë përshtypje, komenton gazeta greke, fakti që në këto dhjetë ditë, qevria greke nuk ka dërguar ndonjë përfaqësi diplomatike për ta dërguar sa më shpejt kufomën e 35-vjeçarit për funeralin në fshatin e tij.

Familja e viktimës mendon se autoritete shqiptare e vonuan funeralin për shkak të frikës së asaj mund të ndodhë në Bularat. Përfundimisht, funerali do të mbahet të enjten në mesditë në orën 14:00.

Bashkë em kufomën e 35-vjeçarit, avokati Efthimios Navridis do të marrë një kopje të Institutit të Mjekësisë Ligjore për t’ua dhënë familjarëve