Ka vetëm një arsye përse nuk protestuan studentët në Gjirokastër

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Studentët e të gjithë universiteteve publike në mbarë vendin kanë zhvilluar sot një protestë masive për të kundërshtuar tarifat e vendosura për provimet e mbartura. Çuditërisht nuk pati protestë në Gjirokastër edhe pse këtu është një universitet me traditë gjysmë shekullore.

Në auditorët e këtij universiteti mësimi vijoi normalisht, ndërsa mësohet se nesër drejtuesit kanë njoftuar pjesëmarrjen në një aktivitet festiv. Pyetja që shtrohet është kjo: Përse nuk protestojnë studentët në Universitetin ‘Eqrem Çabej’? Përgjigjja është e thjeshtë. Në Gjirokastër nuk ka më studentë në kuptimin e plotë të fjalës.

Pa fyer askënd që është në auditorët e këtij universiteti, por e vërteta e hidhur është thjesht se në Gjirokastër ka vetëm disa të rinj që kanë shkuar sa për të marrë një diplomë. Mjafton të shohësh regjistrimet  e këtij viti akademik. Më shumë se gjysma e studentëve janë me mesatare nën notën 6. Nuk mund të pritet asgjë prej tyre, as shkëlqim në aspektin akademik dhe doemos as rebelim kundër qeverisë apo drejtuesve të universitetit. Studentët në Gjirokastër janë të pafuqishëm t’i kundërvihen korrupsionit, nepotizmit, tarifave dhe larta dhe çdo lloj fenomeni tjetër negativ.

Ata janë të nënshtruar ndaj sistemit, kanë frikë qoftë edhe të solidarizohen me protestën e kolegëve të tyre në mbarë vendin. Në Gjirokastër do të kishim sot protestë vetëm nëse në auditorët e këtij universiteti do të uleshin studentë, jo thjesht disa të rinj që kanë shkuar aty sa për një diplomë. Për fat të keq ky është realiteti në universitetin që mban emrin e gjuhëtarit të ndritur, Eqrem Çabej.  

©ArgjiroLajm.net 

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)