Një operacion antidrogë u realizua në Kostuar, ku tre qytetarëve shqiptar i janë sekuestruar rreth 31 kg. Dy mjete janë kapur në kufirin greko-shqitpar, ku njëri transportonte drogë, ndërsa tjeri kontrollonte rrugën. Në 2 çanta ku ndodheshin 4 pako, u gjetën 30 kg dhe 900 gram marijuanë. Janë arrestuar 3 shqiptarë të moshave, 24, 29 dhe 37 vjeç. Përveç sasisë së drogës, atyre i janë sekuestruar dhe 1100 euro, 1500 lek shqiptare, 5 celularë, 5 karta SIM.