Në teori shumica thotë që nuk do i falnin, por në realitet disa kanë disa arsye pse kthehen sërish së bashku.
E dashurojnë ende/ Rrëfime të ndryshme kanë treguar se nga fakti që ende e dashurojnë partnerin, e kanë falur. Nuk kanë mundur të hedhin poshtë kujtimet dhe vitet së bashku, për shkak të një tradhtie.
Të dy kanë ndryshuar/ Pas një tradhëtie, disa çifte kanë vendosur të ndryshojnë mënyrën e jetesës për të shpëtuar marrëdhënien. Kanë vendosur pra të mos ndahen.
Frika për të qëndruar vetëm/ Këtë gjë e bën shumica e njerëzve kudo në botë. Nga frika për të qëndruar vetëm, ata zgjedhin të falin partnerin që i ka tradhëtuar. Në disa raste, pendohen në fund, sepse partneri e ka përsëritur veprimin dhe si pasojë sërish ka pasur vuajtje nga tradhtia.
Ishin në një ndarje të shkurtër/ Një nga arsyet që i kanë falur partnerët tradhtarë ka qenë fakti se në atë periudhë kanë qenë në një pushim të shkurtër. Edhe pse nuk është justifikim, sërish i kanë falur.
Lidhja është përmirësuar/ Disa, sipas intv.al bësojnë se nga tradhtia, një lidhje edhe përmirësohet. Prandaj, nuk janë ndarë, duke i dhënë lidhjes një mundësi të mirë për të pasur një lidhje të shëndetshme.