Një thirrje për ndihmë institucioneve të vendit u ka shkuar sot nga Dukagjini, ku banorët janë pa energji elektrike prej 5 ditës dhe të bllokuar nga bora. Rreth 300 familje kërkojnë edhe ndihmë mjekësore, një mjek: Jemi në kushte të vështira, duhet ndërhyrje urgjente. Rrugët drejt Shkodrës janë të pakalueshme. Në aksin Qafë Thore-Theth ka rreth 30 vm borë.