Jose Mourinho do të jetë trajneri i ri i Tottenham Hotspur. Pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos ditën e djeshme, klubi londinez nuk ka hezituar të firmosë menjëherë me ‘The Special One’.
Klubi i Totenham bën me dije se portugezi ka firmosur një kontratë me ekipin deri në fund të sezonit 2022/2023. Ai rikthehet në Londër pas 4 vitesh, ku herën e fundit drejtoi Chelsea-n.
Argjentinasi u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta dhe pse vetëm 6 muaj më parë kapi kulmin e karrierës pasi çoi’ ‘Spursat’ në finale të Champions League dhe pse e humbi atë ndaj Liverpool.