Ky eshte parashikimi i motit per diten e merkure.
Sipas Institutit te Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, gjate te merkures priten reshje shiu ne disa zona te vendit.
LEXO EDHE:
Dy kinezë u ndaluan në Portin e Durrësit/ Koronavirusi, masa të forta në pikat hyrëse të Shqipërisë
Me poshte, parashikimi i motit per te merkuren:
Reshjet
Te mërkurën priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshjet do të arrijnë lokalisht deri intensive.
Në verilindje të vendit reshjet do të jenë në formë bore.
Temperaturat
Te mërkurën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 16 °C
në vendet e ulëta: 11 / 15 °C
në vendet malore: 2 / 10 °C
Era
Te mërkurën pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.