Ish-minstri, njeheresh deputeti i PS-se, Damian Gjiknuri ndodhet sot ne Vlore ne vijim te fushates per zgjedhjet vendore te 30 qershorit. Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai ka ironzuar me pergjimet e publikuara nje dite me pare nga BILD, ku mes te tjerash ai bisedonte me shefin e policisë së Dibrës, Robert Aga, duke i thene se ‘ishte shkaktuar tërmet, me sa duket pas rezultatit të zgjedhjeve’. Në një bisedë tjetër me një tjetër person nga zona, kryepolici thotë se e ka për detyrë të çojë rezultatin mbi 1 vota përpara kundërshtarit.
Postimi i Gjiknurit
Mirëmëngjes 😊
Pranë furgonit me gocat dhe çunat “problematik” të Forumit Eurosocialist të Vlorës, me të cilët po udhëtojmë në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak 💪🏻🌹😊
Shefi i policisë së Dibrës, Robert Aga është kapur në përgjime duke biseduar me ministrin e Transporteve Damian Gjiknuri gjatë shtatorit 2016, kur edhe u zhvilluan zgjedhjet lokale në Dibër.