Në Superligën shqiptare u mbyllën edhe ndeshjet e javës 26. Ndeshja elitare ishte ajo e ditës së djeshme mes Kukësit dhe Partizanit. Kjo ndeshje ishte vendimtare për fatin e kryesimit të kampionatit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1. Për Kukësin shënoi Rexhinaldo një super gol nga faulla kurse për Partizanin shënoi Hasani me penallti.
Ndërsa sot u luajtën Luftëtari- Skëndërbeu ku ekipi nga Gjirokastra arriti të mundë me një gol në fudin të lojës me anë të Dungës.
Teuta mori një fitore të vuajtur ndaj Kastriotit ku ishte një autogol i miqve që i dha 3 pikët durrsakëve. Ajo që ra më shumë në sy ishte largimi i dy futbollistëve me ambulancë.
Drama e sotme u bë në ndeshjen Tirana-Laçi. Kryeqytetasit u surprizuan nga Laçi në minutën e 99. Gjatë ndeshjen Tirana-Laçi pati edhe incidente të shumta.
Pas javës së 26 ëshët Partizani ai i cili mban vendin e parë me 54 pikë i ndjekur nga Kukësi me 45 pike dhe Teuta me 43 pikë. Në fudnin e tabelës ndodhet Kamza me 17 pikë, Kastrioti me 24 dhe Tirana me 30 pikë.
Ndeshjet që vijnë do jenë përcaktuese për mbijetesën.
Ja renditja e plotë: