Ja si po digjet Katedralja e famshme Notre Dame në Paris (VIDEO Live)


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Katedralja e njohur ‘Notre Dame’ në Paris është përfshirë nga zjarri. Shkaku nuk është bërë akoma i ditur. Zyrtarët dyshojnë se ngjarja ka lidhje me punimet për rinovimin e katedrales. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregojnë flakët dhe tymin mbi godinën 856-vjeçare. Kjo është hera e parë që ky objekt antik përfshihet nga flakët. Ndërtimi i kishës daton që në vitin 1163. Vitin e shkuar, Kisha Katolike në Francë kërkoi me ngulm që të jepen fonde për katedralen, pasi ajo kishte nisur të shembej. Referuar mediave vendase, deri në këto momente nuk janë regjistruar persona të lënduar apo viktima, ndërsa zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.