Ja si e justifikon trajneri i Luftëtarit barazimin me Lushnjen

Ndonëse është ndalur në barazim pa gola përballë skuadrës që mban vendin e fundit të klasifikimit, trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, mendon se skuadra e tij ka dhënë sinjale optimste për vazhdimësinë e sezonit. Tekniku deklaroi në “Gol pas Goli” se në këtë moment, ekipi kishte si objektiv t’i largohej sa më shpejt zonës së ftohtë. 

Për barazimin e arritur përballë Lushnjës

“Kemi bërë diçka më shumë drejt sulmit, kishim mundësitë tona. Ne bëmë qarkullim të mirë të topit, skuadra zhvilloi ndeshje të mirë. Kjo paraqitje ishte nga të mirat, na mbush me optimizëm për të shkuar më lart”.

Për mungesën e Bregut

“Bregu do të ishte shumë i nevojshëm për aftësitë individuale, në aspektin sulmues nuk ishim të fortë sa herët e tjera. Kur mungon Bregu edhe skuadra ka vështirësi, mundësitë na u krijuan për të shënuar, por gabuam para portës”.

Për rastin e humbur nga Shkurtaj

“Shkurtaj kishte mundësi për të pasuar e shënuar. Në ato momente mendon se mund të shënosh e pasosh, për meritë të portierit nuk shënoi”.

Për objektivin në vijimësi të sezonit

“Sigurisht që jemi gjatë gjithë kohës dhe luftojmë për t’iu shkëputur sa më shpejt fundit ku gjendemi. Një pikë na bën punë, natyrshëm që duhet të fitojmë që t’i largohemi sa më shpejt zonës së ftohtë”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.