Dita e pare e muajit, qe perkon edhe me nisjen e javes do te shoqerohet me mot me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit.
Meteolab ben me dije se do te kete mundësi për shira të dobët në ekstremin Juglindor të vendit. Por, cfare surprizash rezervon moti ne vijim te muajit Tetor? Ja çfare parashikon Meteoalb.
Parashikimi i motit ne vijim
E marta sjell shtim të vranësirave dhe shira të dobët në Veri por mundësi për rrebeshe të përkohshme në Qendër – Jug; stuhitë dhe rrebeshet lokalizohen në hapësirat detare të Adriatikut – Jonit. E mërkura dhe e enjtja paraqiten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme ndërsa shirat mbeten në horizontin e fundjavës…..
Temperaturat vijojnë lehtësisht mbi vlerat tipike të vjeshtës si në mëngjes dhe mesditë thuajse gjatë gjithë javës ndërsa vlerat ekstremale do të luhaten nga 7°C më e ulëta gjatë orëve të para të ditës deri mbi 28°C, maksimumi në zonat e Ultësirës Perëndimore.
Përgjithësisht, muaji tetor do të sjellë periudha 6 – 7 ditore të ngrohta të ndërprera këto me intervale 3-4 ditore me mot të ftohtë.