Ja sa i kushton një familje studenti shtimi i tarifës për provimet e mbartura

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Tarifa e shtuar që kërkohet të vendoset prej Ministrisë së Arsimit, i kushton në rastin më të keq studentëve përafërsisht sa shuma vjetore që i duhet të paguajnë për studimet e tyre.

Për të kuptuar më në thelb arsyen pse studentët kanë dalë në protestë, le të bëjmë një analizë sasiore. Sa i kushton në vit një studenti për të paguar studimet dhe sa do t’i duhet të paguajë në rastin kur kësaj tarife, i shtohet edhe ajo e provimeve të mbartura.

Tarifat vjetore në universitetet shtetërore variojnë mesatarisht nga 25000-45000 lekë të reja në nivel bachelor. Ndërsa në ciklin master të studimeve, kjo tarifë shkon nga 75000 lekë të reja deri mbi 100000 lekë të reja.

Tarifa që Ministria e Arsimit kërkon të vendosë për provimet e mbartura, për kredit, është 670 lekë të reja.

Një sezon mesatarisht ka rreth 30 kredite. Ndërsa në vit numri i krediteve shkon në 60.

Për të kaluar, një studenti i duhet të plotësojë të paktën gjysmën e krediteve. Llogarisim në rastin më të keq, kur ai nuk i ka marrë 30 kredite se sa do jetë kostoja e tij.

30 x 670= 20100 lekë të reja. Kosto kjo e përafërt me tarifën vjetore të studimeve.

Në rastin kur studentët kanë humbur vetëm 1/3 e krediteve , atyre i duhet të paguajnë rreth 13400 lekë të reja.

Kostoja minimale vjetore për një student në rastin kur ka humbur gjysmën e provimeve shkon rreth 45100 lekë të reja.

Ndërsa kostoja maksimale vjetore shkon rreth 65100 lekë të reja. Këto shifra vlejnë për nivelin e studimeve bachelor, pasi në master tarifat shkojnë edhe më tepër.

Përveç studentëve që kanë lëndë të mbartura, ka dhe prej tyre që dëshirojnë të lënë provime për përmirësim, për të rritur nivelin e rezultateve të tyre. Edhe atyre do t’i duhet të paguajnë.

Duke marrë parasysh pagat mesatare në Shqipëri që shkojnë rreth 35000 mijë lekë të reja, për prindërit është thuajse e pamundur të përballojnë kostot e shkollimit, strehimit në rastin kur fëmijët shkojnë për të studiuar në një qytet tjetër, të ushqimit e për nevoja të tjera bazike.

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)