Gazeta gjermane ‘Bild’ ka publikuar sot përgjime të tjera për dosjen 184 në Dibër, ku pretendohet se ka shitblerje votash nga zyrtarë të mazhorancës. Lidhur me këto përgjime ka reaguar edhe ish kryetari i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko. Përmes një postimi në Facebook, Bejko thotë se ka përgjime edhe në jug. Sipas tij e njëjta skemë është përdorur kudo në Shqipëri.