Policia e Vlorës gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme ka bërë të mundur arrestimin e një 28-vjeçari, të cilin e akuzon posedim droge.
Mësohet se Erklejd Gjinaj, roje i një lokali në fshatin Borsh, është arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e këtij lokali nga policia, i është gjetur një çantë sportive ku brenda së cilës kishte 2 pako me material bimor të dyshuar si Cannabis Sattiva.
Pas peshimit, lënda narkotike ka rezultuar me peshë prej 1 kg e 400 gr, e dyshuar si Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në lidhje me këtë ngjarje, materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.